Punimet në magjistralen Prishtinë – Podujevë, Bulliqi: Lajm i mrekullueshëm

Kosova

Punimet në magjistralen Prishtinë – Podujevë, Bulliqi: Lajm i mrekullueshëm

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 12:11
Albin Kurti dhe Shepjtim Bulliqi

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka parë nga afër punimet që po zhvillohen në magjistralen Prishtinë – Podujevë.

Bulliqi, tha se është lajm i mrekullueshëm për qytetarët e Llapit dhe bashkatdhetarët  e diasporës, të cilët e shfrytëzojnë këtë rrugë.

“Ky është një lajm i mrekullueshëm për qytetarët e Llapit dhe bashkatdhetarët tanë në diasporë që shfrytëzojnë këtë rrugë, ku tash me intensitet të shtuar të punës pritjes dhe kolonave të gjata po ju vjen fundi”, ka shkruar ai në Facebook.

I pari i Podujevës thotë se punimet në ndërtimin e magjistrales pritet të përfundojnë vitin e ardhshëm.

“Punimet në ndërtimin e magjistrales pritet të përfundojnë vitin e ardhshëm, nga qytetarët kërkojmë durim dhe mirëkuptim gjatë zhvillimit të punimeve kurse kompanive punëkryese ju urojmë punë të mbarë e të suksesshme”.

Bulliqi gjatë punimeve ishte bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, zëvendësministrin, Hysen Durmishi, deputetët Fitim Haziri, Vendenis Lahu dhe me bashkëpunëtorë e qytetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat