Stuhia rrëzon lisin në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë

Kosova

Stuhia rrëzon lisin në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 19:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Një stuhi e fuqishme me shi dhe erë ka goditur qytetin e Vushtrrisë pasditen e së mërkurës.

Stuhia e shoqëruar me shi dhe erë të fortë, ka rrëzuar një lis në magjistralen Vushtrri – Mitrovicë.

Rrëzimi i lisit siç shihet në videot e publikuar nga mediat lokale ka shkaktuar bllokimin e rrugëve dhe vështirësi në qarkullim për makinat.

Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat