Kurti: Kosova organizon Olimpiadën Matematike Evropiane për Vajza në vitin 2025

Kosova

Kurti: Kosova organizon Olimpiadën Matematike Evropiane për Vajza në vitin 2025

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 23:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Kosov ka fituar të drejtën e organizimit të Olimpiadës së 14-të Matematike Evropiane për Vajza (EGMO) për vitin 2025

Kurti ka thënë se EGMO është gara më prestigjioze ndërkombëtare matematike për vajza që ka për qëllim t’i inkurajojë vajzat që të merren me matematikën dhe zbatimin e saj.

Gara zhvillohet çdo vit në një vend të ndryshëm të Evropës dhe në të marrin pjesë rreth 60 shtete, duke i përfshirë edhe shtetet jo-evropiane që marrin pjesë si mysafirë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai thotë se “fitimi i së drejtës së organizimit të EGMO 2025 është një arritje e jashtëzakonshme për Kosovën dhe një dëshmi e qartë se Kosova ka kapacitete profesionale e organizative për të qenë udhëheqëse e ngjarjeve më prestigjioze ndërkombëtare”.

“E falënderoj Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës (ShMK) për angazhimin e tyre të pandërprerë në promovimin dhe avancimin e matematikës në Kosovë. Puna e tyre ka ndikuar thellësisht në avancimin e matematikës në Kosovë, duke ofruar mundësi e mbështetje profesionale të rinjve tanë për t’i shfaqur talentet e tyre matematikore në organizimet më prestigjoze ndërkombëtare si IMO e EGMO”.

Më tej kryeministri ka thënë se “organizimi i EGMO është edhe një mundësi e mirë për të promovuar vendin tonë si një vend me vlera evropiane ku vlerësohen dhe mbështeten të rinjtë e talentuar”.

Qeveria e Kosovës do të mbështesë në vazhdimësi aktivitete të tilla të rëndësishme dhe do të investojë në rritjen e mundësive për nxënësit tanë të talentuar në fushën e matematikës dhe zbatimit të saj”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat