Një valë e nxehtësisë do të përfshijë Kosovën javën e ardhshme, temperatura deri në 37 gradë

Kosova

Një valë e nxehtësisë do të përfshijë Kosovën javën e ardhshme, temperatura deri në 37 gradë

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 07:18
Foto ilustrim

“Mendimi për motin” ka paralajmëruar se një valë e nxehtësisë nga Afrika veriore do të përfshijë vendin përgjatë javës së ardhshme. Temperaturat pritet të shkojnë deri në 37 gradë.

Ky mot pritet të vazhdojë edhe javën e tretë të korrikut, pas datës 17.

“Një valë e nxehtësisë nga Afrika veriore do të përfshijë vendin përgjatë javës së ardhshme. Qielli parashihet të dominohet më shumë nga kthjellime dhe intervale më të gjata me diell. 

Temperaturat kapin vlera edhe deri në 33C e 35C, që janë për 6C e 8C mbi vlerat mesatare, derisa lokalisht mund të arrijnë vlera edhe prej 37C.  Sipas trendeve të fundit, ky mot i nxehtë mund të zgjatet edhe përgjatë javës së tretë të korrikut pas datës 17”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat