Nura: Në Skenderaj nuk ka punësime familjare e partiake

Kosova

Nura: Në Skenderaj nuk ka punësime familjare e partiake

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 08:56
Fadil Nura

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, tha se në këtë komunë nuk ka nepotizëm.

Nura iu përpërgjigj akuzave të opozitës në Skenderaj, duke thënë se nuk e ka punësuar asnjë familjar dhe asnjë të afërm të tij.

“Qyteti i Skenderajt është një vend jo shumë i madh, pothuajse secili njeh secilin dhe në asnjë formë dhe në asnjë rrethanë nuk ka nepotizëm. Unë asnjë të afër timin deri tash askund nuk e kam punësuar, bash askund hiç”, tha ai.

I pari i Skenderajt tha se për çdo konkurs që hapet për fusha të ndryshme, ekziston e drejta për ankesë.

“Tani, nëse një parti i ka fituar 90% në rrethana të tilla dhe ka kapacitete dhe ka njerëz që i duhen vendeve të caktuara, profileve të ndryshme, juristë, ekonomistë, nuk i mohohet e drejta të konkurrojë. Në çdo konkurs ekziston e drejta për ankesa si kategori kushtetuese. Kemi pasur edhe ankesa që kanë bërë dhe Këshilli i Pavarur nuk i ka hedhur poshtë. Deri tash nuk kemi pasur asnjë rast”, tha Nura.

Ai mohoi të ketë punësuar ndonjë familjarë në institucionet publike.

“Absolutisht familjarë them me përgjegjësi të plot, tani partiake në kuptimin që është i anëtarësuar dikush në parti dhe i ka plotësuar kriteret është diçka tjetër, nuk kam në këtë pjesë, por familjarë unë deri tani nuk kam asnjë të punësuar në institucionet publike prej që e kam marr mandatin që po bëhen gati dy vite”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat