Nura: Opozita në Skenderaj po shpif

Kosova

Nura: Opozita në Skenderaj po shpif

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 09:18
Fadil Nura

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka thënë se komuna nuk ka marrë oborr të çerdhes ashtu siç po akuzohet nga opozita atje.

Ai tha se kjo është shpifje, pasi sipas tij, ajo pronë është publike dhe se çerdhja e ndërtuar aktualisht është jashtë standardeve të parapara.

“Asnjë çerdhe nuk e kam marrë. Çerdhja që e kam gjete të shkolla teknike është jashtë standardëve. Unë në 2021 kur e kam marrë,  50 mijë euro kanë shkuar suficit për shkak se punëkryesi bashkë me organin mbikëqyrës nuk kanë ditur ku me punuar. Është jashtë standardit, kati i dytë është më i ultë… nuk ka të parapanë 16 dyer… është në kuadër të investimit të Fondit Evropian bashkë me ministrinë dhe ne as nuk kemi mbikëqyrje. Sipas asaj që na ka thënë pritet në shtator me fillu me çerdhen e re”, tha Nura.

“Çerdhja që po flas unë kam bërë një ekip të ekspertëve dhe kanë dal e kanë incizuar situatën dhe kanë dal me rekomandim të cilin ia kemi përcjellur ministrisë. Problemi është që trajtimi i atij objekti që është kryer kushton gati më shtrenjtë se më filluar një nga fillimi. Do të jetë në vullnetin e ministrisë se si do të vazhdojë. Investimi në atë objekt jashtë standardëve,është i papranueshëm dhe po presim në bashkëpunim me ministrin që t’i japim një zgjidhje këtij objekti. Nuk është marrë oborr i çerdhes është gënjeshtër, shpifje e llojit të veçantë, sepse prona publike është pronë publike “, ka deklaruar Nura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat