Këto ngjarje zhvillohen të mërkurën në Kosovë

Kosova

Këto ngjarje zhvillohen të mërkurën në Kosovë

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 23:10
Foto ilustrim

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Gjykata Speciale, ora 09:00)

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e jashtëzakonshme, ku pikë e rendit të ditës është votimi i kryesuesit të Kuvendit Komunal. (Salla e KK Rahovec, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ku do të raportojë Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Kujtim Shala, si dhe do të ketë informim lidhur me platformën vjetore të politikes së inteligjencës dhe Sigurisë (PVPIS). (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, takojnë kryetarin dhe anëtarët e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë Luftës, ku do të diskutohet për çështjet qё lidhen me vlerësimin e rasteve tё kategorisë sё viktimave tё dhunës seksuale tё luftёs, si dhe do të shqyrtohen peticionet. (Kuvendi, salla N303, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, ku janë paraparë nëntë pika të rendit të ditës. (Kuvendi, salla N10, ora 11:30)

Mbahet mbledhja e Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, ku do të shqyrtohet në parim Projektligji për Artin dhe Kulturën dhe Projektligji pёr të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta. (Kuvendi, salla N204, ora 12:00)

Bëhet promovimi i librit “ Politika e jashtme dhe marrëdhëniet dypalëshe të Kosovës, Londër dhe Nju Jork”, i autorit Liridon Lika. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Prishtinë, ora 12:00)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në vënien e gurthemelit të Qendrës Multifunksionale në Podujevë. (Ish-tregu i gjelbër (tregu i qytetit), në Podujevë, ora 13:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat