​Shtohet qarkullimi në sektorin e shërbimeve, agjencitë e udhëtimit në vendin e parë

Kosova

​Shtohet qarkullimi në sektorin e shërbimeve, agjencitë e udhëtimit në vendin e parë

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Anketa e realizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), lidhur me qarkullimin në sektorin e shërbimeve në vend, për muajin prill të vitit 2023, tregon se këtij sektori iu shtua puna.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës në muajin prill të këtij viti, indeksi i qarkullimit të shërbimeve kishte rritje më të madhe te agjencitë e udhëtimit me 85.07% dhe te bar-restorantet për 71,74%, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak të vitit 2022.

Ndërsa, edhe numri i të punësuarve kishte rritje të Indeksi i numrit të të punësuarve te Informacioni dhe komunikacioni me 33,58%.

“Në muajin prill 2023, indeksi i qarkullimit të shërbimeve kishte rritje më të madhe te Agjencitë e udhëtimit (85,07%) dhe te Bar-restorantet për (71,74%), krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Prill 2022).

Në muajin prill 2023, indeksi i numrit të të punësuarve kishte rritje te Informacioni dhe Komunikacioni (33,58%) dhe te Bar-restorantet (20,28%), krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Prill 2022)”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për statistikat afatshkurtra të shërbimeve për muajin prill 2023”, thuhet në raportin e ASK-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat