​Gjergji tregon për provokimin që përçoi dhe reagimet që mori pas trilogjisë “Kthimi”

Kosova

​Gjergji tregon për provokimin që përçoi dhe reagimet që mori pas trilogjisë “Kthimi”

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 10:25
Dodë Gjergji

Dy vjet më parë, Dodë Gjergji iu ofrua publikut me trilogjinë “Kthimi” që për autorin qëllim kryesor kishte njohjen e së kaluarës. Fabula që ndërtohet mbi historinë e Shpresës dhe Gjonit, të cilët kërkojnë të zbulojnë identitetin kishtar të të parëve.

Në një intervistë për KosovaPress, Gjergji flet me shumë për romanin dhe mesazhin që synoi të përcillte te publiku.

Kreu i Kishës katolike thotë se gjithmonë ka dashur që dikush të shkruante një roman të tillë në mënyrë të padhembshme që individi të kuptojë dhe të njohë vetveten dhe të mos ketë frikë të marrë guximin për të përcaktuar të pranojë apo ta refuzojë propozimin për kthim.

Gjergji: Qëllimi kryesor ka qenë të dihet e kaluara

“Në të vërtet unë nuk jam marrë me këtë të shkrimeve, por pandemia më ka jap një shans se kisha kohë të mjaftueshme prandaj mendova për një të tillë, një përvojë të njerëzve të shtratin e vet dhe janë ulur në cungun e tyre dhe ky ka qenë i gjithë mesazhi, por qëllimi kryesor ka qenë të dihet e kaluara, kthimi nuk është gabim, por është zgjidhje sepse më neveritin njerëzit kur thonë të zeza kundër atyre që biseduam më parë. Ne do të bëjmë zgjidhje për vendin tonë jo kolektivisht por secili individualisht të bëjë zgjedhjen e vet dhe ne e respektojmë”, thotë Gjergji.

I pyetur për reagimet që mori pas publikimit, Gjergj zbulon se kanë qenë tri llojesh.

Gjergji: Kam pasur tri lloje të reagimeve

“Tri lloje të reagimeve, ata të cilët nuk e kanë lexuar e vënë në dyshim shumëçka , ata të cilët e kanë lexuar mbesin shumë të kënaqur dhe më japin një feedback shumë interesant, më shumë se sa e kam pritur pothuajse asnjë nuk më kanë thënë që nuk e kanë lexuar me lot, dhe grupi i tretë janë indiferentët të cilëve nuk iu intereson çfarë bëjmë ne”, vijon Gjergji.

Gjergji: Shqiptarët nuk duhet të jenë delja e zezë në shoqërinë evropiane

Ipeshkvi Dodë Gjergji mendon se shqiptarët janë “në shtratin e tyre kulturor e politik” dhe nuk ka nevojë të përqafojë rryma që mund ta shndërrojnë në delen e zezë në shoqërinë evropiane.

I pyetur nëse po cenohet identiteti kombëtar i shqiptarëve dhe rruga ku po vazhdon Kosova, shpesh kur në diskutim shtrohen çështje të karakterit fetar ekstremist, Gjergji thotë se gjithmonë duhet të jemi të kujdesshëm se çfarë vlerash do të përfaqësojmë në shoqërinë evropiane.

Gjergji: Pyetja është atje ku jemi rreshtuar a do të jemi delja e zezë apo e bardhë

“Sigurisht ai dëm është bërë moti, mohimi i vetvetes mohimi i trashëgimisë kulturore, kombëtare tani ka vetëm përpjekje që edhe një herë të kthehemi atje, por unë në mendimet e mia dhe në bindjen time po e përsëris mendoj që nuk mund të rrezikohet e ardhmja jonë, sepse Kosova dhe shqiptarët në tërësi tani janë në anën e duhur dhe asnjë fuqi nuk mund t’i thith për t’i çuar në një drejtim tjetër, por siç kam thënë në takimet tona personale, në grup, nuk është pyetja a do të dëmtohemi ose a do të dëmtohet orientimi ynë por është pyetja atje ku jemi nisur ose ku jemi rreshtuar dhe të jemi delja e zezë apo e bardhë”, thotë ai.

Figurat kombëtare që i përkasin fesë katolike jo rrallëherë kanë qenë cak i fyerjeve, por edhe në këtë rast Gjergji thotë se më shumë tregon për ata që flasin dhe aspak për ata mbi të cilët flitet.

Gjergji: Ofendimi i figurave kombëtare nuk e cenon identitetin tonë

“Ju referoheni personave dhe grupeve të veçanta që përpiqen nga kultura otomane dhe islamike të japin qëndrimin dhe mendimin e tyre lidhur me personalitetin dhe heronjtë e kombit tonë. Unë mendoj që ajo nuk e cenon identitetin tonë kombëtar, por është e dhimbshme që e cenon vetëdijen e tyre kombëtare. Të them ashtu është dhembshuri për ata që e thonë, sepse Gjergj Kastrioti është ai i cili ka qenë dhe do të jetë dhe asnjë person, grup, nuk do të mundet t’ia zhbëjë ato madhështi, të cilat i ka në vetvete, nuk mundet t’ia mohojë ato të mira dhe kontribute që ka dhënë sikur edhe Nënë Terezës nuk duhet të trishtohemi se po na dëmtojmë figurën, por duhet të na dhimbsen personat që e kanë humbur ndjenjën dhe vetëdijen kombëtare dhe janë vetëdijesuar diçka tjetër”, vijon ipeshkvi.

Harmonia fetare vijon të mbetet një nga veçoritë me të cilët krenohen shumë shqiptarët. Kreu i Kishës katolike shprehet se kjo pasuri është shekullore dhe na bënë komb më të fortë.

Gjergji: Harmonia fetare e rrënjosur thellë tek populli ynë

“Unë mendoj që toleranca ndër fetare tek ne është rrënjosur thellë në natyrën e njeriut tonë dhe nuk vjen si burim i angazhimit të neve liderëve fetarë dhe as nuk vjen për shkak se e duam si bashkësi fetare por këtë e do populli ynë, këtë e do njeriu ynë, nga populli ynë asnjë fuqi nuk mund të nxjerrë këtë pasuri shekullore, të cilën e kemi sepse këtë e kanë ndërtuar njerëzit e mençur të kohës së Rilindjes për hir të identitetit tonë kombëtar dhe të ardhmes së përbashkët janë populli i parë që ka pranuar multireligjionizitetin brenda të njëjtit lloj, çka nuk e kemi me popujt tjetër përreth se popujt tjerë e kanë unifikuar kombin, shtetin dhe etnitetin, kurse ne e kemi një etni multireligjionoze dhe ky fakt na bënë më te fortë dhe me të mirë. Një gjë tjetër është që ne mund të përdorim lirinë fetare dhe të respektojmë qëndrimin e individit, sepse ka kaluar koha kur njerëzit kanë vepruar sikur ka menduar kryetari i fisit ose i familjes ose prifti dhe hoxha. Tani është koha që individi të mendojë për kohën e tij dhe ne të ia respektojmë lirinë”, thotë Gjergji.

Në fund, Gjergji thotë se angazhimi i tij dhe i Kishës për paqe nuk do të mungojë kurrë, që ajo të jetë në zemrat e njerëzve në kishën që drejton dhe në çdo bashkësi fetare në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat