​Fluks i fëmijëve në pediatri shkaku i temperaturave të larta, kërkohet kujdes në ushqime

Kosova

​Fluks i fëmijëve në pediatri shkaku i temperaturave të larta, kërkohet kujdes në ushqime

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 13:10
Foto ilustrim

Me rritjen e temperaturave, në ditët e fundit, u shtua edhe numri i fëmijëve që kërkojnë trajtim në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës-QKUK. Mbi 130 deri në 140 raste të fëmijëve lajmërohen gjatë 24 orëve në pediatri.

Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Violeta Grajçevci-Uka deklaron për KosovaPress se numri i pacientëve shënoi rritje me ngritjen e temperaturave.

Derisa tregon për numrin e rasteve të fëmijëve që lajmërohen në Klinikën e Pediatrisë, Grajçevci-Uka tregon se rastet më të shpeshta janë helmimet nga ushqimet, të vjellat dhe infeksionet.

Grajcevci-Uka: Gjatë 24 orëve 130-140 raste të fëmijëve lajmërohen në Klinikën e Pediatrisë

Gjatë 24 orëve në klinikë deri 130-140 raste lajmërohen në Klinikën e Pediatrisë. Lajmërohen me petalogji të ndryshme si dhe komponenta gastrointensionale, pra këto diaret sezonale, por nuk eliminohen edhe të tjerat...Kemi infeksione të sistmeve të ndryshme dhe na lajmërohen, por më e larta është tek koha e verës dhe i kemi më të shpeshta”, thotë Grajçevci-Uka.

Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë shprehet se fëmijët janë shumë të ndjeshëm ndaj infeksioneve gjatë verës, pasi siç thotë ajo, ndikojnë edhe temperaturat.

Grajçevci-Uka potencon se prindërit duhet të kenë kujdes me ushqimet e fëmijëve gjatë verës.

Grajcevci-Uka: Ushqimet të jenë sa më të freskëta dhe të mos jenë në temperatura të dhomës

Temperaturat sa i përket në përgjithësi ndikojnë jo mirë sidomos mbi 30 gradë, por veçanarisht tek fëmijët, fëmijët janë shumë të ndjeshëm ndaj infeksioneve që paraqiten në sezonën e verës, diaret akute dhe vjelljet, jashtëqitjet ujore në kohën e korrikut, gushtit. Por, ne kemi raste kur shfaqen gjatë tërë vitit, por sidomos në sezonën e verës që ndikojnë temperaturat. Ndonjë bakterie përmes ushqimit bartet tek fëmijët për arsye se temperaturat e larta dhe ushqimi në vende ka mundësi me u kontaminu. Prandaj duhet të kenë kujdes, sidomos fëmijët dhe prindërit e tyre të kenë kujdes që ushqimet të jenë sa më të freskëta dhe të mos jenë në temperatura të dhomës, ku mund të bëhet kontaminimi ushqimit dhe infeksioni që është prezent.”, shprehet ajo.

Se rritja e temperaturave ndikoi në shtimin e numrit të pacientëve në Klinikën e Pediatrisë e konfirmon edhe pediatrja Afërdita Selmanaj.

Ajo thotë se gjatë temperaturave të larta duhet të evidentohet dalja nga ora 10:00 deri në 17:00 si dhe veshja të jetë sa më komode dhe të shtohet kujdes i veçantë edhe te përdorimi i kremrave kundër diellit.

Selmanaj: Ngritja e temperaturave ndikoi në shtimin e pacientëve, të evitohet dalja nga 10:00-17:00

"Ngritja e temperaturave ka ndikuar në shtimin e fluksit të pacientëve, në shtimin e pacientëve që kanë kërkuar ndihmë në klinikën tonë, kryesisht kanë qenë fëmijë më simptoma të virozave që janë tipike për këtë stinë, të virozave të verës. Kryesisht fëmijë me diare me të vjellura por edhe helmime në ushqime që janë tipike për stinën e verës. Të evitohet dalja nga ora 10:00 mëngjese deri në orës 17:00 të kemi kujdes që edhe kur dalim veshja të jetë sa më komode, me ngjyra të hapura me veshje prej pambukut, vendosja e kapelave por edhe përdorimi i kremrave që janë për mbrojtje që janë më faktorë 50 Spf plus.”, thotë ajo, derisa thotë se duhet t’i iket ekspozimit direkt të diellit.

Doktoresha Selmanaj jep edhe disa këshilla se si duhet të veprohet gajtë ditëve kur temperaturat janë të larta, derisa propozon që ushqimet të jenë të freskëta.

Selmanaj: Të marrim lëngje në formë të ujit, ushqimet të jenë të freskëta

“Të marrim lëngje në formë të ujit ose çajra të freskëta. Dihet se edhe helmimet me ushqim janë të larta, shumë të shprehura për shkak të temperaturës të lartë. Prandaj, propozohet që ushqimet të jenë të freskëta, të lëngshme ujë, çajra, por edhe supë të freskëta”, shton Selmanaj për KosovaPress.

Kujtojmë që, ditëve të fundit, sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale kanë shkuar deri në 36 gradë Celsius. Instituti ka bërë thirrje për kujdes nga rrezet direkte të diellit, për shkak të indeksit UV të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat