Radoniqi takohet me ambasadorin francez

Kosova

Radoniqi takohet me ambasadorin francez

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 11:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi priti në takim edhe ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Kryetari Radoniqi e njoftoi ambasadorin Guérot se aktualisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke punuar në harmonizimin e Rregulloreve Zgjedhore.

Ky proces është i domosdoshëm pas miratimit në Kuvend të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Për këtë qëllim, ai bëri të ditur se KQZ ka evidentuar ndryshimet në çështje të caktuara të procesit zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat