ORCA: Kthim i trurit s’po ndodhë, po avancohen profesorë me publikime në dyqane për fotokopje

Kosova

ORCA: Kthim i trurit s’po ndodhë, po avancohen profesorë me publikime në dyqane për fotokopje

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 12:00
Rron Gjinovci

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) të mërkurën ka mbajtur aksion protestues para objektit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit me titull “Kthimi i trurit apo kapja e Universitetit?”, në  lidhje me parregullsitë në avancime akademike dhe ndërhyrjet e grupeve të interesit në Universitetin e Prishtinës.

Drejtori ekzekutiv i ORCA-s, Rron Gjinovci, u shpreh se proklamimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për kthimin e trurit në Kosovë me ardhjen e tij në qeverisje nuk po dalin të jenë të vërteta.

Sipas tij, Kjo Qeveri, me arsye të pastra politike ka shkarkuar rektorin e UP-së dhe ka ndikuar edhe në zgjedhjen e rektorit të ri. Madje ai shton se deputetë e ministrat të VV-së pothuajse në baza ditore përfshihen në takime me rektorin e zyrtarë të tjerë për të ndikuar në procese të ndryshme të arsimit të lartë.

Ai me këtë rast ka folur edhe për procesin e avancimeve akademike, duke përmendur rastin e kandidatit Ilir Murturit i cili ka kryer doktoraturë në Universitetin Teknik të Vjenës, por që është refuzuar nga UP-ja.

Ndërkaq sipas tij, për këtë pozitë rekomandohet Besmir Sejdiu me doktoraturë në Universitetin e Evropës Juglindore dhe me të ashtuquajtura monografi të publikuar dyqanin për fotokopje “RICOH”.

“Kthimi i trurit – është diçka që ma së shumti e kemi dëgjuar nga Kryeministri Albin Kurti. Proklamatat e tij dhe qeverisë së tij se me ardhjen e tyne në pushtet truni do të kthehet në Kosovë, diaspora ka me u kthyer në Kosovë, po dalin dita ditës të pavërteta. Kjo Qeveri, me arsye të pastra politike ka shkarkuar rektorin dhe me rastin e zgjedhjes së rektorit të ri në mënyrë të paprovokume Ministrja e Arsimit e ka postu në Facebook një biografi të elaborume mirë të rektorit të ri, të cilën nuk mund ta gjeje në internet. Kjo do me thënë se Ministrja e kishte të përgatituni biografinë e tij, se e dinte kush do të zgjedhej rektor dhe si rrjedhojë, tash do të duhet të mbajë përgjegjësi për secilin dështim të tij. Pra kjo Qeveri, ka ndërhyrë në zgjedhjen e rektorit të UP- së, prandaj na do ta mbajmë përgjegjëse për çdo dështim qoftë edhe minimal në Universitetin e Prishtinës”, tha Gjinovci.

“Së fundmi në UP po ndodh procesi i avancimeve akademike. Siç duket, njerëzit që kanë dëgjuar për kthimin e trurit nga Kryeministri Arlbin Kurti, nga ministrja e tij dhe Qeveria e tij, kanë besuar se kjo është e vërtetë dhe kanë filluar me aplikuar për me u rasti i Ilir Murturit i cili ka kryer doktoraturë në Universitetin Teknik të Vjenës, universitetin numër 1 punësuar në Universitetin e Prishtinës. I tillë është në Austri për fushën e vet dhe ndër të 100-tët në botë. Ilir Murturi, me shumë ma shumë punime shkencore dhe shumë ma shumë kredenciale akademike refuzohet për pozitën e profesorit asistent, ndërkaq për këtë pozitë rekomandohet Besmir Sejdiu me doktoraturë në Universitetin e Evropës Juglindore dhe me të ashtuquajtura monografi të publikume dyqanin për fotokopje përballë nesh RICOH. Ju kërkoj vëmendje, kjo që thash për dyqanin për fotokopje RICOH nuk është as metaforë, as hajgare, kjo është çka komisioni vlerësues i kryesum nga Blerim Rexha, me anëtarë Avni Rexhepin dhe Kadri Sylejmanin kanë llogaritë si publikim, si monografi të kandidatit me doktoraturë nga Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë”.

Për këtë rast, Gjinovci shtoi “Këta nuk kanë marre, aq janë të paturp saqë guxojnë publikisht me e tallë kandidatin nga Universiteti Teknik i Vjenës duke i thanë që ky i Tetovës i ka përgatitë letrat ma mirë. Pra me gjuhë të pokerit dhe të kazinove. Këta janë kaq të sigurt që kjo Qeveri nuk do t’ju bëjë asgjë saqë marrin guximin që në dokumente zyrtare të fusin këso budallallëqe, sepse kjo Qeveri, deputetët e saj, ministrat e saj dhe zyrtarët e tjerë të saj pothujse në baza ditore përfshihen në takime me rektorin e zyrtarë të tjerë për të ndikuar në procese të ndryshme të arsimit të lartë. Ka veç një mundësi për me kallxuar nëse proklamata për kthimin e trurit e qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti është e vërtetë. Pra vetëm atë ditë kur dëgjoni se në Universitetin e Prishtinës është zgjedhë profesor asistent Ilir Murturi dhe kur Blerim Rexha, Avni Rexhepi e Kadri Sylejmani të jenë ndëshkuar nga komisioni disiplinor e të ju jetë ndalu pjesëmarrja në komisione vlerësuese”.

“Kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria e tij, ashtu siç janë përfshi në zgjedhjen e rektorit Qerim Qerimi, tash le ta thërrasin në zyrë dhe le t’i thonë të marrë masa për kthimin e trurit. Imagjinoni, plagjiatori Bujar Dugolli rekomandon dikë për pozita akademike. Në ndërkohë që truri po do të kthehet, por nuk po e lënë, plagjiatori Bujar Dugolli është në Kandidati super i dobët Dorajet Ymeri, i cili nga gjithsej 100 pikë sa mundet me i pasë një kandidat për profesor asistent, i ka marrë 50 rekomandohet për profesor asistent. Në anën tjetër, Arian Janova i cili dikur ishte i arrestum për shitje e blemje të notave, të cilit krejt ia kemi lexuar mesazhet se si shiste e blinte nota, rekomandohet për asistent. Oktaj Hasani pasardhës i ktyne dy të tjerëve në organizatën famëkeqe studentore Reforma, propozohet asistent nga plagjiatori Bujar Dugolli”.

“Qe pra kthimi i trurit i Qeverisë Kurti: Selim Bezeraj plagjiator në Këshill Drejtues bashkë me infamozin Rifat Krasniqi, kundërshtar i papepur i të gjitha reformave në UP, i cili tash është edhe anëtar i Vetëvendosje; Bujar Dugolli e Ardian Kastrati plagjiatorë me vërtetim nga Senati, që vazhdojnë me i mbajtur titujt akademikë e me vazhduar punën në Universitet, madje edhe me shti persona tjerë infamozë si profesorë e asistentë. Qeveri që favorizon kolegjet private duke ulë kriteret për akreditim duke lejuar akreditim të programeve me persona pa kualifikime superiore akademike. Ky nuk është kthim i trurit, kjo quhet kapje e arsimit të lartë, nëse jo bash nga ju, atëherë para hundëve tuja. Kush ka pushtet ka përgjegjësi. Dështimet në Universitetin e Prishtinës do t’ia faturojmë Kryeministrit Albin Kurti dhe vartësve të tij të cilët të papenguar nga ai, po veprojnë jo më ndryshe se regjimi i kalum që e ka sjellë arsimin në gjendje të mjerueshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat