Fushata “Festo me zemër, jo me armë” sivjet bashkëpunon me mërgimtarë

Kosova

Fushata “Festo me zemër, jo me armë” sivjet bashkëpunon me mërgimtarë

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Fushata tashmë e përvitshme kundër përdorimit të armëve në festa, “Festo me zemër, jo me armë” ka nisur shtrirjen e saj për sivjet. Ka nisur rrugëtimin nëpër institucione, ndërkaq po implementohet edhe me mërgimtarët, duke pasur parasysh fluksin e ardhjes së tyre.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për programin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe koordinatori kombëtar për armë të vogla të lehta, Blerim Gashani ka treguar për mënyrën e shtrirjes së fushatës.

Për RTK-në nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” ai ka thënë se slogani është i qëlluar dhe i kuptueshëm për misionin e fushatës.

“Sivjet fushata ka filluar pak më herët për shumë arsye, synon një audience të gjerë, edhe mërgatën tonë sepse gjatë muajve të verës na bashkohen, kemi më shumë festa e gëzime”, ka thënë Gashani.

Arsyeja pse fushata ka nisur bashkëpunimin me mërgimtarët, sipas Gashanit, qëndron në faktin se ata jetojnë në shoqëri demokratike ku të shtënat festive nuk kanë vend.

“Ata po e pranojnë shumë mire këtë mesazh, biseduam me shumë prej tyre. Përveç mirëseardhjes e shëndetit të mirë, dëshirojmë që ata bashkë me ne të na ndihmojnë që Kosova të jetë një vend më i mirë. U pajtuam që e shtëna është shenjë e primitivizmit, vepër penale për të cilën Policia e Kosovës do të reagoj, edhe moralisht është e dënueshme”, ka deklaruar Gashani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat