Temperatura deri në 40C paralajmërohen javën e ardhshme në Kosovë

Kosova

Temperatura deri në 40C paralajmërohen javën e ardhshme në Kosovë

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Ditëve të fundit sipas modeleve parashikuese, për fillim të javës së ardhshme, të nxehtit ekstrem pritet të arrijë kulminacionin mbi vendin tonë.

Siç njofton Prishtina Weather, temperatura deri në 39C e 40C mund të regjistrohen në pjesë të vendit, ditën e martë apo të mërkurë.

Lokalisht temperaturat mund të jenë edhe më të larta, duke sfiduar rekordet e mëhershme të regjistruara më 24 korrik në aeroportin e Prishtinës prej 40.6C, dhe në Prizren më 25 korrik të vitit 1988, prej 40.8C.

“Në ditët e ardhshme parashikimet më të fundit edhe mund të sjellin më shumë informata se sa të besueshme janë këto burime nga modele kompjuterike. Pas kësaj periudhe, në pjesën e dytë të javës vijuese, temperaturat pësojnë një rënie, mirëpo mbesin ende në vlera mbi 30C”, bëhet e ditur në njoftim.

Në Kosovë gjatë javëve të fundit, vazhdimisht është apeluar për kujdes të shtuar si pasojë e temperaturave të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat