Vetëm 6 të rinj aplikuan në letërsi- Bie numri i studentëve në UP, ikja e të rinjve ndër shkaqet kryesore

Kosova

Vetëm 6 të rinj aplikuan në letërsi- Bie numri i studentëve në UP, ikja e të rinjve ndër shkaqet kryesore

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

Vetëm 6 të rinj kanë aplikuar në drejtimin Letërsi Shqipe në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës.

Tashmë është raportuar se ka një rënie të aplikantëve në Universitete Publike, dhe kjo gjë është parë edhe në Fakultetin e Filologjisë.

Dekanja e këtij fakulteti, Lindita Sejdiu-Rugova ka treguar se është vrenjt një rënie e lehtë e aplikanëve krahasuar me vitin e kaluar.

Sajdiu-Rugova ka treguar gjithashtu se është interesuar edhe për fakultetet e tjera, duke shtuar se ka marrë informacione se numri i studentëve ka rënë edhe në fakultete të tjera.

Ajo ka thënë se arsyet kryesor për numër të ulët të studentëve është ikja jashtë vendit, regjistrimi në kolegje private.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat