Edhe sot mot me diell, pasdite priten rrebeshe shiu

Kosova

Edhe sot mot me diell, pasdite priten rrebeshe shiu

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 07:05
Foto ilustrim

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa orëve të pasdites pritet të depërtojë një front stacionar, i cili do të krijojë vranësira, duke gjeneruar rrebeshe lokale shiu, breshër dhe shkarkesa të forta elektrike.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 18 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 31 deri në 36°C.

Sipas MeteoKosova, gjatë kohës me të reshura apo kalimit të frontit, temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme.

Më pak i ndikuar nga ky front do të jetë kryesisht pjesa jugore dhe jugperëndimore.

“Era do të fryjë fillimisht drejtimesh të ndryshme, e cila gjatë pasdites pritet të zhvendoset nga kuadrati i veriut, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-80 km/h! Parashihen edhe dëme materiale.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat