Stuhi breshëri godasin disa fshatra e qytete në Kosovë

Kosova

Stuhi breshëri godasin disa fshatra e qytete në Kosovë

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 20:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Në mes të nxehtit përvëlues, pasditen e sotme disa qytete dhe fshatra të Kosovës janë përfshirë nga stuhi shiu e breshëri.

Në ditët në vijim mund të pritet evidentimi eventual i dëmeve që mund të jenë shkaktuar kryesisht në bujqësi.

Në foto shihet situatë mjaft dramatike ka qenë në disa fshatra të Malishevës ku breshëri është dashur të largohet me lopatë.

Aty shihet se edhe madhësia e kokrrave të breshrit ishte disa centimetra.

Pos Malishevës edhe në Ferizaj, Kaçanik e Lipjan janë raportuar reshje të forta breshëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat