45 milionë borxhi ndaj ujësjellësit “Prishtina”, nga nesër aksion ndaj borxhlinjve në Graçanicë

Kosova

45 milionë borxhi ndaj ujësjellësit “Prishtina”, nga nesër aksion ndaj borxhlinjve në Graçanicë

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se 45 milionë euro është borxhi ndaj shërbimeve të ujit, prej tyre 40 milionë janë nga sektori i amvisërisë dhe mbi pesë milionë nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha.

Në njoftimin e lëshuar të KRUP thuhet se nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit, “ngase kemi një kosto të lartë të trajtimit të ujit dhe shpërndarjes përmes tubacioneve primare, sekondare e terciare deri te konsumatorët”.

Tutje, theksohet se nga nesër do të ketë aksione të mëdha me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektor, me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha në Graçanicë.

Në këtë aksion do të asistojë edhe Policia e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat