Nesër aksion në Graçanicë për borxhlinjtë e shërbimeve të ujit

Kosova

Nesër aksion në Graçanicë për borxhlinjtë e shërbimeve të ujit

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” nesër do të zhvillojë aksion të shkyçjes në Graçanicë ku në fokus do të jenë konsumatorët me borxhe të mëdha.

“Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”, duke u theksuar se ka kosto të lartë të trajtimit të ujit dhe shpërndarjes përmes tubacioneve primare, sekondare e terciare deri të konsumatorët.

“Ua kujtojmë që borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milion euro, 40 milion nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milion nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha. Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit, ngase kemi një kosto të lartë të trajtimit të ujit dhe shpërndarjes përmes tubacioneve primare, sekondare e terciare deri te konsumatorët”, theksohet në njoftim.

Aksioni do të fillojë në orën 10:00 në Graçanicë ku do të asistojë edhe Policia e Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat