Rugova: Kjo valë e nxehtësisë mori fund sot, nuk pritet të ketë temperatura më të larta

Kosova

Rugova: Kjo valë e nxehtësisë mori fund sot, nuk pritet të ketë temperatura më të larta

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 19:17
Foto ilustrim

Meteorologu Mendim Rugova tha se me ditën e sotme po merr fund vala e fundit e nxehtësisë në vendin tonë.

“Kjo valë e nxehtësisë pak a shumë po merr fund sot”, tha Mendim Rugova në Frontal, i cili parashikon se “nesër do të kemi edhe erëra pak më të fuqishme”.

“Edhe java e ardhshme ka me i pasë temperaturat më të ulëta sesa këtë javë”, tha ai, duke paralajmëruar se do të na presin “temperatura më të këndshme”.

Sot, temperaturat shkuan deri në 38 gradë celsius, ndërsa meterologu Rugova thotë se sivjet nuk pritet të ketë temperatura më të larta se këto.

Njëherë për njëherë, nuk duket se do të ketë temperatura më të larta”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat