​Përfaqësuesit e shoqërisë “Lëvizja” përkujtojnë Adem Demaçin

Kosova

​Përfaqësuesit e shoqërisë “Lëvizja” përkujtojnë Adem Demaçin

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 13:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në pesë vjetorin e vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, te varri i tij kanë bërë homazhe edhe përfaqësuesit e shoqërisë “Lëvizja”. Ata kanë vlerësuar lart veprën e Demaçit, duke potencuar se ai është nderi i kombit.

Kryetari i Shoqërisë Lëvizja, Xhevat Bislimi ka thënë Adem Demaçi ka qenë prijësi dhe ati i të gjitha përpjekjeve që kanë bërë shqiptarët.

Bislimi: Demaçi, prijësi i të gjitha përpjekjeve që kanë bërë shqiptarët

“Sot është 5-vjetori i vdekjes Baca Adem, ikjes tij nga kjo botë është njëra nga figurat qendrore të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë. Adem Demaçi ishte prijësi dhe ati i të gjitha përpjekjeve që kanë bërë shqiptarët nga jugu. Ai rron me idetë e tij dhe krijimtarinë dhe veprimtarinë e tij dhe shembullin e tij që na kalon se si duhet atdheu dhe si duhet qëndruar për atdheun”, është shprehur Bislimi

Po ashtu, edhe kryetari i Shoqatës së ish të burgosurve politikë të Kosovës, Shefki Sadiku ka vlerësuar se Adem Demaçi është nderi i kombit i të gjitha shoqatave civile dhe subjekteve politike.

Sadiku: Adem Demaçi është nderi i kombit

“Figurë, e cila i ka vlerësuar faktikisht të gjitha vlerat kombëtare prej Lidhjes Shqiptare të Prizrenit deri në përfundimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjithashtu, edhe aktiviteti i tij, fjala e tij, qëndrimi i tij në shërbim të themelimit të institucioneve të institucioneve shtetërore pas shpalljes së pavarësisë të Kosovës. Ishte shumë aktiv deri në çastet e vdekjes të tij, por sëmundja e pamëshirshme na ndau nga jeta Adem Demaçin, të cilin nuk do të harrojmë kurrë. 00:54 Adem Demaçi është nderi i kombit, është nder i të gjitha shoqatave civile por edhe subjekteve politike”, ka thënë Sadiku.

Ndërsa, i ashtuquajturi biograf i Adem Demaçit, Selatin Novosella ka thënë se deri sot ka botuar rreth 16 libra të Adem Demaçit. Ai ka shtuar se Demaçi ka qenë më shumë se të gjitha institucionet në Kosovë.

Novosella: Kam botuar 16 libra të Adem Demaçit, ai ishte më shumë se të gjitha institucionet

Më kanë vendosur një emër që po e kam problem me mbajte biografi i Adem Demaçit, deri tash kam botuar diku 16 libra të Adem Demaçit dhe jam duke përgatitur kompletin me katër vëllime. Kurse, sot promovohet në institutin Albanologjik...rreth 100 shkrime të akademik Qosjes, të cilat i kam shkruar për Adem Demaçin në periudhë kohore për 42 vite. Do të besoj që është një libër më i veçantë deri tash... Është një libër deri tash që publicistika jonë e nuk e ka parë, por duhet besoj që do t’i pëlqej edhe lexuesit...Unë besoj se Adem Demaçi ishte shumë më shumë se të gjitha institucionet tona. Ishte frymëzues i brezave për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, është shprehur Novosella.

Edhe ish i burgosur politik me Adem Demaçin, Ibish Neziri ka vlerësuar se Adem Demaçi është figurë heroike e kombit.

Neziri: Bac Adem Demaçi, dhe është njëri prej tre të botës

“Nga gjeneratat e kaluara, të tanishme dhe të ardhme duhet të përkulen me shumë respekt para jetës dhe veprës së Adem Demaçit. Është njeri ndër prijësit më të spikatur të historisë më të re së popullit shqiptar. Adem Demaçi meriton një mirënjohje të përjetshme ai duhet të rreshtohet krah Skënderbeut, Ismail Qemajlit, Adem Jasharit dhe të gjithë dëshmorëve të tjerë të kombit.”, ka thënë ai.

Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i njohur si Mandela i Kosovës ka qenë edhe simbol i rezistencës kombëtare. Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi ka vuajtur 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi është liruar, ai ka vazhduar aktivitetin e tij politik.

Adem Demaçi me jetën dhe veprën e tij, është shndërruar në një personalitet të përmasave të historisë së përgjithshme njerëzore, ku bën pjesë edhe historia jonë kombëtare. Ai ka shkruar romanin “Gjarprijt e Gjakut”, i cili është ndaluar nga regjimi ish-komunist. Ai e ka parë dritën vetëm pas viteve të 90-ta.

Adem Demaçi ka vdekur më 26 korrikut të vitit 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat