Profesori i Sociologjisë merr pozitën e drejtorit të Inspeksionit në Podujevë

Kosova

Profesori i Sociologjisë merr pozitën e drejtorit të Inspeksionit në Podujevë

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 12:14
Alban Zeka dhe Shpejtim Bulliqi

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ditën e hënë ka emëruar drejtorin e ri të Inspeksionit.

Bëhet fjalë për profesorin e sociologjisë, Alban Zeka, i cili tash e sa vite e ushtron këtë detyrë në gjimnazin e Podujevës “Alexander Xhuvani”.

“Alban Zeka ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës – drejtimi Sociologji, gjithashtu ka mbaruar edhe studimet e magjistraturës në këtë drejtim”, thuhet në njoftimin e komunës së Podujevës.

Kjo drejtori tashmë po bëhet me drejtorin e saj të pestë me radhë.

Me këtë drejtori kanë udhëhequr Ajet Potera, Bedri Maçastena, dhe Besnik Mulliqi, ku të tre janë shkarkuar nga kryetari Bulliqi. Kurse, Florentina Osmani, paraardhësja e Alban Zekës, është liruar nga detyra tash e disa muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat