Policia bëhen me 250 kamera të trupit e 130 të instaluara në vetura, shpërndahen edhe në veri

Kosova

Policia bëhen me 250 kamera të trupit e 130 të instaluara në vetura, shpërndahen edhe në veri

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 15:10
Policët e Kosovës

Policët e Kosovës janë pajisur me 250 kamera të trupit e 130 të instaluara në vetura, falë një projekt i përbashkët ndërmjet INL-DOS dhe ICITAP-DOJ, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

E një pjesë e këtyre kamerave të cilat i ka pranuar Policia e Kosovës, do të shpërndahen edhe në veri të vendit.

Kështu ka thënë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha.

Me këtë rast u bë edhe nënshkrimi i pranim-dorëzimit të donacionit, e publikimi i një video-sekuence të përdorimit të kamerave nga zyrtarët policorë, si dhe ekspozimi dhe demonstrimi i përdorimit të kamerave të trupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat