Shterja e Ibrit, Zogiani: Shkaktare kompania që s’respektoi kriteret për mbrojtjen e ujërave

Kosova

Shterja e Ibrit, Zogiani: Shkaktare kompania që s’respektoi kriteret për mbrojtjen e ujërave

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Javën e kaluar, media ka raportuar se lumi Ibër në qytetin e Mitrovicës është shterur thuajse krejtësisht, derisa qytetarët kanë shprehur brengën se një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë në të kaluarën.

Pas raportimit, zëvendësministri i Mjedisit, Avni Zogiani ka deklaruar sot se nga departamentet e autoritetit të ujërave (ARPL) është konstatuar se incidenti është shkaktuar nga një kompani që është duke ndërtuar një urë për këmbësorë. Sipas Zogianit, kompania ka punuar pas asnjë kriter për mbrojtjen e ujërave.

Zogiani ka potencuar se Inspektorati mjedisor ka urdhëruar ndaljen e menjëhershme të punëve, ka shqiptuar dënime dhe ka denoncuar dëmin në polici e prokurori!

“Inspektorati komunal është i obliguar të sigurojë zbatimin e këtij vendimi!

Punimet e zhvilluara për ndërtimin e ures për kombësor , në rrjedhen e Lumit Iber, nuk kanë marrur parasysh asnjë kriter të paraparë me liegjislacionit e ujor dhe mjedisor për ndërtime në mjedisin ujor, në ruajtjen e ekulibrit natyror dhe ekosistemit ujor në bazë të Prurjes së Pranueshme Ekollogjike, sipas udhëzimit administrativ.

Punimet janë zhvilluar nga punëkryesi, duke mos pasur dijeni për kriteret e ndërtimit në ujërjedha, nga fakti që nuk ka qenë i pajisur me leje Ujore (Kushte , Pelqim Ujor), prandaj ka mbyllur porten për të zhvilluar punimet e ures.

Këto veprime sjellin pasoja të damshme, respektivishtë për floren e ujit, që siq dihet nuk ka mundësi të ju mbijetoi presioneve në eksosistemin ujor, prandaj është dashtur të repsektohet prurja e pranueshme ekollogjike që ju mundëson gjallesave ujore të gjejnë rrugen për mbijetes duke kaluar rrugen gjatë rrjedhës së ujit me prurje të nevojshme.

Në këto raste masat duhet të ndërrmirren në përputhje me legjislacionin në fuqi, nga inspektariati komunal për ndertim dhe mjedis si dhe inspektariati i ujërave të MMPHI-së.”, ka shkruar Zogiani në Facebook.

Ndryshe, më 27 korrik, KosovaPress ka raportuar se lumi Ibër në qytetin e Mitrovicës është shterur si asnjëherë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat