Spitali i Vushtrrisë me mungesë të autoambulancave

Kosova

Spitali i Vushtrrisë me mungesë të autoambulancave

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 18:34
Spitali i Vushtrrisë

Spitali i Vushtrrisë “Sheikh Zayed” është duke u përballur me mungesë të autoambulancave.

Aktualisht ky spital ka në dispozicion vetëm dy sosh. E një është në servisim.

Nga ky spital kanë thënë se për t’i përmbushur nevojat e tyre u duhen së paku katër autoambulanca.

“Në Spitalin “Sheikh Zayed” janë funksionale 2 autoambulanca, ndërsa një tjetër është në servisim.  Per shkak të nevojave është e mirë që të kemi edhe një autoambulancë dhe me 4 automjete të tilla funksionale do të ishte shërbimi emergjent i kompletuar”, kanë thënë për median nga ky spital. 

E për ambulancat që kanë në dispozicion, nga ky spital deklaruan se i kanë donacion nga jashtë dhe nga Ministria e Shëndetësisë.

“Vlen të theksojmë se Spitali nga buxheti i vet nuk ka shpenzuar për këto automjete. Të gjitha janë donacion nga jashtë dhe një është nga Ministria e Shëndetësisë”, thuhet ndër të tjera në përgjigje.

Express ka raportuar edhe më parë se ka mungesë të autoambulancave në spitalet e përgjithshme në vend. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat