A do të preket edhe Kosova nga stuhia që ka goditur rajonin, tregojnë nga IHMK

Kosova

A do të preket edhe Kosova nga stuhia që ka goditur rajonin, tregojnë nga IHMK

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 19:24
Permbytje/Itali

Stuhia e fortë që goditi disa vende të rajonit dy ditët e fundit nuk do ta prekë edhe Kosovë, deklaroi Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Aliu tha se stuhitë zakonisht parashikohen dy ose tri orë më herët dhe përcillen përmes radarëve.

Por sipas tij, duke qenë se Kosova nuk ka pajisje të tilla atëherë IHMK-ja bazohet vetëm në presionin atmosferik, luhatjen e temperaturave si dhe shpejtësinë dhe drejtimin e erës.

“Intensiteti i reshjeve të shiu do të rritet në orët në vijim, megjithatë nuk pritet të ketë stuhi si në vendet e tjera të rajonit”, u shpreh Aliu.

Ai tutje tha se reshjet e shiut do të shoqërohen me shkarkime elektrike, ndërsa shtoi se në zonat e izoluara parashihet të ketë edhe breshër.

“Temperaturat do të ulen ditën e nesërme për 5-6 gradë. Sot të ketë erë kryesisht nga verilindja dhe vende-vende do të jetë lokalisht e fortë”, bëri të ditur Aliu, teksa paralajmëroi se edhe javën tjetër do të ketë ulje të temperaturave, të cilat do të shkojnë deri në 28-29 gradë./Telegrafi

“Era do të përfshijë disa pjesë të Kosovës, e cila do të jetë lokalisht e fortë, Pra do të përfshijë territoret e izoluara. Kryesisht rajoni i dukagjinit është gjithmonë më i rrezikuar”, përfundoi ai.

Ditëve të fundit moti i ligë ka përfshirë Slloveninë dhe Kroacinë.

Ndërsa, gjatë ditës së shtunë një stuhi e fortë e shoqëruar me reshje të dendura shiu, erëra të fuqishme dhe breshër ka goditur edhe Serbinë.

Mediumi N1 ka raportuar se kaosi ka nisur fillimisht në pjesën perëndimore të vendit, por shumë shpejt ka arritur edhe në kryeqytet, Beograd.

Ekipet e kërkim/shpëtimit dhe të zjarrfikësve kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po ndihmojnë qytetarët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat