2 mijë e 352 fëmijë linden në qershor, dominojnë meshkujt

Kosova

2 mijë e 352 fëmijë linden në qershor, dominojnë meshkujt

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 19:58
Foto ilustrim

Në muajin qershor të këtij viti janë regjistruar gjithsej 2 mijë e 352 lindje.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, nga këto lindje të regjistruara 1 mijë e 231 janë meshkuj dhe 1 mijë e 121 janë femra.

“Në muajin Qershor 2023 janë regjistruar 2352 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1231 lindje janë meshkuj dhe 1121 lindje janë femra”, thuhet në raportin e ASK-së.

Numri i lindjeve në muajin qershor ishte më i vogël se një muaj më parë, pasi që në muajin maj në Kosovë janë regjistruar 2 mijë e 364 lindje.

Prej tyre 1 mijë e 209 lindje kanë qenë meshkuj dhe 1 mijë e 155 lindje kanë qenë femra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat