Shatri: Niveli qendror i ka shantazhuar komunat, ua ka bllokuar investimet kapitale

Kosova

Shatri: Niveli qendror i ka shantazhuar komunat, ua ka bllokuar investimet kapitale

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 18:41
Haki Shatri.

742.3 milionë euro do të jetë buxheti për komunat e Kosovës për vitin 2024.

Ky buxhet është më i lartë për 90 milionë euro se sivjet.

Kështu të paktën deklaroi ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati.

Por, njëjtë nuk mendon njohësi i ekonomisë Haki Shatri.

Shatri në Info Magazine në Klan Kosova tha se pushteti qendror ua ka pamundësuar investimet kapitale, pushtetit lokal.

“Këto të hyrat vetanake niveli qendror gjatë këtij viti i ka bllokuar dhe i ka shantazuar komunat. Ato kanë dështuar në realizmin e shumë projekteve të paraparë me Ligjin për buxhetin”, tha ish-ministri i Financave, Haki Shatri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat