Nis ndërtimi i rrugës që e lidh Kosovën me pjesën veriore të Shqipërisë

Kosova

Nis ndërtimi i rrugës që e lidh Kosovën me pjesën veriore të Shqipërisë

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 14:21
Ardian Gjini

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se sot ka nisur projekti që lidhë Kosovën me pjesën veriore të Shqipërisë, Tropojën dhe Bajram Currin.

Tutje ai ka thënë se ky projekt është shumë i rëndësishëm për Komunën e Gjakovës dhe më gjerë pasi është rrugë karakterit nacional.

“Bëhet fjalë për daljen për Rekë të Keqe dhe “Qafë Morinë”, e cila lidhë Kosovën me pjesën veriore të Shqipërisë, Tropojën dhe Bajram Currin. Një projekt si ky është shumë i rëndësishëm për Gjakovën dhe më gjerë, sepse kjo rrugë është e karakterit nacional.” ka shkruar Gjini.

Shkrimi i plotë:

Sot, e nisëm edhe një projekt të rëndësishëm për komunën e Gjakovës !

Bëhet fjalë për daljen për Rekë të Keqe dhe "Qafë Morinë", e cila lidhë Kosovën me pjesën veriore të Shqipërisë, Tropojën dhe Bajram Currin . Një projekt si ky është shumë i rëndësishëm për Gjakovën dhe më gjerë, sepse kjo rrugë është e karakterit nacional.

Një projekt si ky, vjen si rezultat i perfomancës së jashtëzakonshme të Komunës së Gjakovës, përmes mjeteve financiare të Grantit të Performancës që financohet nga DEMOS-i dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Sot, bashkë me Ministrin e MAPL-së Elbert Krasniqi dhe përfaqësuesit të DEMOS-it, bëmë perurimin e nisjes së punimeve për këtë projekt.

Shumë shpejtë, banorët e komunës së Gjakovës dhe veçanërisht ata të kësaj ane, do t'i shohin rezultatet e këtij investimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat