Odës së Avokatëve i shtohen 50 avokatë të rinj dhe 32 praktikantë

Kosova

Odës së Avokatëve i shtohen 50 avokatë të rinj dhe 32 praktikantë

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 10:21
Oda e Avokatëve të Kosovës

Oda e Avokatëve të Kosovës të martën organizoi ceremoninë e betimit solemn, ku para kryetarit të Odës, Behar Ejupi, dhanë betimin 50 avokatë të rinj dhe 32 praktikantë të avokatisë.

Në njoftimin e OAK-së, thuhet se kryetari Ejupi avokatëve dhe praktikantëve të rinj iu uroi suksese, duke përmendur përgjegjësinë që bart ky profesion.

“Ceremoninë e betimit e udhëhoqi Vjollca Ajeti, u.d. Drejtor Ekzekutiv, derisa Kryetari Ejupi në fjalimin e tij, fillimisht avokatëve dhe praktikantëve të rinj i’u uroi shumë suksese, derisa theksoj se të jesh avokat është përgjegjësi dhe nderë, duke shtuar gjithashtu se është një profesion përmes së cilit avokati në çdo kohë është në gatishmëri për përfaqësimin dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve por edhe duke i kontribuuar sundimit të ligjit në sistemin e drejtësisë në përgjithësi”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, theksohet se edhe avokatë dhe kryetarë të degëve, uruan avokatët dhe praktikantët e rinj.

Me një fjalë rasti të pranishmëve i’u drejtuan edhe panelistët Adem Vokshi avokat në Prishtinë (Ish Kryetar i OAK-së), Fadil Sinanaj, Kryetar i degës Regjionale në Gjilan dhe Visar Ostrozubi, u.d.Kryetar i degës Regjionale në Prizren, të cilët pasi uruan avokatët dhe praktikantët e rinjë hyrjen në profesionin e ri duke i’u dëshiruar shumë suksese, e duke theksuar edhe aspektin sfidues që ka profesioni i avokatit”, thuhet më tej.

Bëhet e ditur se në këtë ceremoni, si mysafirë morën pjesë avokatë, familjarë dhe të afërm të avokatëve dhe praktikantëve të rinj, të cilët ishin dëshmitarë të betimit, të cilin e dhanë para kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës.

“Oda e Avokatëve të Kosovës, i’u dëshiron shumë suksese avokatëve dhe praktikantëve në ushtrimin e profesionit të ri”, thuhet në fund të njoftimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat