Zjarre edhe në një fshat tjetër të Podujevës

Kosova

Zjarre edhe në një fshat tjetër të Podujevës

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 22:41
Zjarre në Podujevë

Ndezja e zjarreve dhe rreziku që po shkaktohet nga to po vazhdon edhe sot në disa pjesë të Podujevës.

Gjatë ditëve të fundit Llapi Info raportoi për një sërë zjarresh që banorët kanë ndezur nëpër arat e tyre e që rrjedhimisht kanë rrezikuar edhe pronat tjera të banorëve tjerë.

Ekipet e zjarrëfikësve kanë qenë vazhdimisht në terren për të shuar zjarre në disa prej fshatrave të Podujevës.

Një i tillë është parë mbrëmjen e sontme edhe në fshatin Dumnicë.

Në pamje shihet që një nga pronarët e tokave ka ndezur zjarr, por që për ta shuar atë prapë është dashur intervenimi i zjarrfikësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat