Pas zjarrit në Klinikën e Psikiatrisë, policia jep detaje

Kosova

Pas zjarrit në Klinikën e Psikiatrisë, policia jep detaje

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Një person mbeti i vdekur ndërsa një femër ka marrë lëndime trupore si pasojë e zjarrit të shkaktuar në Klinikën e Psikiatrisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se si pasoj  e tymit ndihmë dhe tretman mjekësor kanë pranuar edhe pesë persona personel mjekësor repartit të psikiatrisë.

Ndërkaq, prokurori i Shtetit rastin e ka cilësuar se “zjarrvënie dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Është raportuar se në klinikën e psikiatrisë  një nga dhomat e izolimit është përfshi nga zjarri dhe si pasojë një pacient, viktima mashkull  kosovar ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku, ndërsa lëndime trupore ka pësuar viktima femër kosovare e cila është duke u trajtuar në qendrën emergjente të QKUK-së.  Si pasoj  e tymit ndihmë dhe tretman mjekësor kanë pranuar edhe pesë persona personel mjekësor repartit të psikiatrisë”, thuhet në raport.

Tutje në raport bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, zjarrfikësi,  eksperti i zjarreve dhe prokurori i shtetit i cili e ka cilësuar rastin dhe me urdhrin e tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat