Sërish temperatura të larta: Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Kosova

Sërish temperatura të larta: Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 21:35
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të mbajë mot me diell dhe pak vranësira të lehta.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 35 gradë celsius, ndërsa ato minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 18 gradë celsius.

Postimi i plotë:

Parashikimi i Motit për dy ditë (26 & 27 gusht 2023)!

Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Kjo situatë barike do të mundësoj që gjatë këtyre dy ditëve të vikendit të mbajë mot kryesisht me diell me pak vranësira të lehta të cilat mund të kenë shtrirje për gjatë relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat