Komuna e Dragashit siguron transport falas për të gjithë nxënësit

Kosova

Komuna e Dragashit siguron transport falas për të gjithë nxënësit

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 18:48
Komuna e Dragashit

Komuna e Dragashit ka siguruar transportin falas për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe për ata që vijojnë mësimet në shkollën e mesme të kësaj komune.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Administratës, Vetim Ramadani, duke treguar në detaje për të gjitha relacionet mes fshatrave të Dragashit.

Ai tutje ka thënë se kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini ka realizuar edhe një premtim, ndërsa ka shtuar se kjo është “dhurata e shtatorit”.

“Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Kryetari Bexhet Xheladini realizon edhe një premtim, duke siguruar transport pa pagesë për nxënësit e Gjimnazit “Ruzhdi Berisha” në relacionet Brezne-Dragash dhe Zaplluxhe-Dragash.

Për nxënësit e shkollave fillore nga fshatrat e tyre(paralelet e ndara) drejt shkollave amë në relacionet Pllajnik-Kosavë; Kapre- Bellobrad; Plavë-Llopushnik; Rrenc-Dragash; Zaplluxhe- Blaç; Brezne- Llopushnik; Zgatar- Blaç; Buçe- Llopushnik; Brrut- Bellobrad; Buzes- Bresanë; Zym- Bellobrad; Xërxe- Dragash”, ka shkruar Ramadani në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat