Ngjarjet e datës 1 shtator

Kosova

Ngjarjet e datës 1 shtator

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 22:11
Foto ilustrim

Lëvizja FOL në kuadër të projektit “Lufta efektive kundër korrupsionit" (ECAC) i cili përkrahet mbështetur nga IFES mban Punëtori Rajonale për Strategjinë Kundër Korrupsionit. (Hotel Sirius, ora 10:30)

Caritas Kosova mban konferencë për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Bamirësisë. (Qendra “Bogdanipolis”, Prishtinë, ora 10.45)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani viziton komunën e Rahovecit, pritet nga kryetari Smajl Latifi. (Komuna e Rahovecit, Zyra e Kryetarit, ora 11:00)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani viziton shkollën SHFMU "Liria". (Fortesë e Rahovecit, ora 11:30)

Komiteti Paralimpik i Kosovës mban konferencë informuese me rastin e pranimit si anëtar me të drejta të plota në Komitetin Paralimpik Evropian (EPC). (Hotel Sirius, ora 11:30)

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, nënshkruan kontratën me të gjithë fituesit e grantit bujqësor Lot-1 dhe Lot-2. (Ministria për Komunitete dhe Kthim, salla e konferencave, ora 12:00)

Mbahet ceremonia zyrtare e hapjes së edicionit të 22-të festës së vjeljes së rrushit “Hardh Fest”, me sloganin “Prek n’rrush, shijo n’ven”. Merr pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. (Tek tregu i rrushit, Rahovec, ora 12:00)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë hapëse të festivalit tradicional "Hardh Fest". (Rahovec, ora 12:00)

Hapet ekspozita e ardhshme retrospektive “Lumturi Blloshmi. Nga e Para”. (Ora, 18:00)

Federata e Xhudos së Kosovës mban konferencë për media për Kampionatin Ballkanik (Hotel Dukagjini, Pejë ora 19:30)

Shfaqet filmi i Nënë Terezës me projektor. (Murali para Katedrales në Prishtinë, ora 20.00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat