Të premten nis vjeshta meteorologjike

Kosova

Të premten nis vjeshta meteorologjike

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 22:38
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të premten e 1 shtatorit nis stina e vjeshtës meteorologjike.

Besim Aliu nga ky institucion ka njoftuar se nuk parashikohen ndryshime të mëdha në elementet dhe dukuritë meteorologjike.

Sipas tij, ato parashihen të jenë pothuajse konstante për një periudhë dekadëshe me ditën e sotme (31.08.2023).

“Kjo verë e cila po numëron edhe 23 ditë ishte shumë e nxehtë, me shumë ditë me temperatura rekorde, me periudha të gjata kohore, gjë që ka ndikuar dukshëm në rritjen e amplitudave termike mujore”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Zyrtari i IHMK-së ka shtuar se Kosova nuk qëndron keq me reshje mesatare, derisa ka theksuar “se po vërehen disa anomali në shtrirjen e tyre në aspektin hapësinor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat