Ndahet nga jeta profesori nga Llapi, dyshohet për vetëvrasje

Kosova

Ndahet nga jeta profesori nga Llapi, dyshohet për vetëvrasje

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 22:56
Bislim Aliu

Sot në orët e mëngjesit profesori llapjan, Bislim Aliu është ndarë nga jeta pasi fillimisht ishte dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Aliu dyshohet se ka privuar vetën nga jeta.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë të ditur se trupi i të ndjerit është dërguar në IML për obduksion.

Ndërsa, me vendim të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Për humbjen e profesiorit Aliu kanë njoftuar edhe familjarët e tij të cilët kanë deklaruar se për ceremoninë e varrimit do të njoftojnë me kohë.

“Sot ndërroj jetë baba jonë Bislim Aliu, inshallah na e ki bo hallall babë. Për vorrimin e të ndjerit ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e familjes.

Për vdekjen e Aliut kanë reaguar edhe nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës.

Me pikëllim të thellë morëm lajmin se paska ndërrua jetë, piktori, poeti, aktori, sportisti dhe mësimdhënësi shumëvjeçar, Bislim Aliu. Miku dhe kolegu im Bislim Aliu ishte ndër të rrallët krijues, artist në shumë lëmi të artit në përgjithësi. Prof. Bislim Aliu ishte anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës me vite të tëra ai kontribuoi në fushën e artit si me poezi ashtu edhe me pikturat e Tij krejt të veçanta.

Largimi i Tij nga kjo botë është një humbje e madhe për të gjithë ne që patëm rastin ta njohim për së afërmi artin e Tij. Në emër të degës së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës në Podujevë i shprehim ngushëllimet më të përzemërta familjes së artisti tonë të urtit Bislim Aliu. Shpirti i Tij bëftë dritë në parajsë, ashtu siç ishte në jetë. Lamtumirë mik!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat