Vendoset kujdestari 24-orëshe për barnatoret në Prishtinë

Kosova

Vendoset kujdestari 24-orëshe për barnatoret në Prishtinë

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 21:09
Foto ilustrim

Kuvendi Komunal i Prishtinës me shumicë votash ka miratuar ndryshim-plotësimin e rregullores për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së organizatave të biznesit në kryeqytet.

Sipas njoftimit, në këtë ndryshim sqarohet se nga tetori, në 5 barnatore të kryeqytetit do të ketë kujdestari me orar të plotë (24 orë).

“Orari i kujdestarisë së natës për barnatore është prej orës 21:00 deri në 07:00, kujdestarojnë 5 (pesë) barnatore në gjithë kryeqytetin. Gjobiten me nga 300 deri në 1000 euro personi fizik dhe nga 1000 deri në 3000 euro personi juridik, nëse nuk i përmbahen orarit të përcaktuar. Orari i barnatoreve kujdestare do të publikohet së shpejti”, thuhet në njoftim.

“Të dielave dhe gjatë festave do të punojnë 10 barnatore kujdestare me orar 24h”, ka njoftuar Izet Sadiku.

Votimin nga Kuvendi i Prishtinës e pa mirëpritur edhe Oda e Farmacistëve të Kosovës, e cila ka falënderuar Komunën e Prishtinës -Drejtorinë e Shëndetësisë, si dhe drejtorin Izet Sadiku për punën e bërë deri në miratimin e rregullores në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

“Më në fund pas shumë viteve të diskutimeve rregullorja e cila përcakton orarin e punës së barnatoreve hyn në fuqi në kryeqytet. Edhe kjo kërkesë e kahmotshme e farmacistëve të kryeqytetit po bëhet realitet me punën e përbashkët të Odës së Farmacistëve dhe Komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftim të Odës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat