Reagon AKPPM, e quan të kunderligjshëm vendimin e Komunës së Prishtinës për kujdestaritë e barnatorëve

Kosova

Reagon AKPPM, e quan të kunderligjshëm vendimin e Komunës së Prishtinës për kujdestaritë e barnatorëve

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM),  ka reaguar ndaj aprovimit nga ana e Kuvendit Komunal të Prishtinës, lidhur me Rregullorën për kujdestaritë dhe orarin e punës së barnatoreve.

AKPPM e quan të kunderligjshëm vendimin e Komunës së Prishtinës.

“AKPPM e cilëson këtë rregullore pa bazë Ligjore, sepse bazuar në Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale dhe Udhëzimit Administrativ për Qarkulluesit Farmaceutik me Pakicë (Barnatoret) AKPPM është i vetmi autoritet kompetent për rregullimin e tregut farmaceutik, që bën licencimin dhe rregullimin e fushëveprimtarisë se barnatoreve në Republikën e Kosovës.  AKPPM reagon ndaj aprovimit nga ana e Kuvendit Komunal të Prishtinës lidhur me Rregullorën për kujdestaritë dhe orarin e punës së barnatoreve”, thuhet në reagim.

Në reagim po ashtu thuhet se subjektet farmaceutike,  se nuk janë të obliguar t’i nënshtrohen nivelit lokal për përcaktimin e orarit dhe kujdestarive.

“Njoftojmë publikun dhe subjektet farmaceutike se nuk janë të obliguar ti nënshtrohen nivelit lokal për përcaktimin e orarit dhe kujdestarive pasi që drafti final i Udhëzimit Administrativ i punuar nga zyrtari përgjegjes dhe grupi punues të caktuar nga Sekretari i Përgjithshem i MSH-së ku AKPPM do të përcakton oraret dhe kujdestaritë, I cili do të jetë i gatshëm për aprovim në MSH që nga mesi i shtatorit”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë i AKPPM-së:

 AKPPM reagon ndaj aprovimit nga ana e Kuvendit Komunal të Prishtinës lidhur me Rregullorën për kujdestaritë dhe orarin e punës së barnatoreve.

AKPPM e cilëson këtë rregullore pa bazë Ligjore sepse bazuar në Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale dhe Udhëzimit Administrativ për Qarkulluesit Farmaceutik me Pakicë (Barnatoret) AKPPM është i vetmi autoritet kompetent për rregullimin e tregut farmaceutik, që bën licencimin dhe rregullimin e fushëveprimtarisë se barnatoreve në Republikën e Kosovës. Vlen të ceket se AKPPM ka berë të njohura qëndrimet zyrtare në takimin me Drejtorinë e Shëndetësisë të Komunës së Prishtinës ku janë njoftuar se niveli lokal (komunat) nuk janë kompetente për rregullimin e orareve dhe kujdestarive të qarkulluesve me pakicë dhe se kjo qështje do të rregullohet përmes plotesim-ndryshimit të UA/11-2015 për Qarkulluesit Farmaceutik me Pakicë (Barnatoret). Andaj tendenca për marrjen e kompetencave të nivelit qëndror nga niveli lokal është e kundërligjshme dhe si e tillë kundërshtohet nga AKPPM.

Jemi të habitur se si Oda Farmaceutike involvohet në përkrahjen e një tendence të kundërligjshme për marrjen e kompetencave të nivelit qëndror për shkak se përveq se nuk është kompetente dhe për më tepër është në dijeni se UA i lartëcekur është i përfshirë në Planin legjislativ të MSH-së me Vendim të Ministrit të Shëndetësisë dhe poashtu është në dijeni për caktimin e zyrtarit përgjegjës dhe grupit punues për plotësim-ndryshim të këtij udhëzimi. Nëse Oda e Farmacistëve vazhdon në të ardhmën me një qasje destruktive ndaj AKPPM-së dhe MSH-së, AKPPM do të shkëpus marrëveshjen e bashkëpunimit me Odën Farmaceutike.

Njoftojmë publikun dhe subjektet farmaceutike se nuk janë të obliguar ti nënshtrohen nivelit lokal për përcaktimin e orarit dhe kujdestarive pasi që drafti final i Udhëzimit Administrativ i punuar nga zyrtari përgjegjes dhe grupi punues të caktuar nga Sekretari i Përgjithshem i MSH-së ku AKPPM do të përcakton oraret dhe kujdestaritë, I cili do të jetë i gatshëm për aprovim në MSH që nga mesi i shtatorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat