Shpërthimi i bombolës së gazit në Lipjan, gruaja në gjendje të rëndë

Kosova

Shpërthimi i bombolës së gazit në Lipjan, gruaja në gjendje të rëndë

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Një çift bashkëshortor ka pësuar lëndime si pasojë e djegieve nga shpërthimi i një bombole të gazit.

Rasti ka ndodhur pasditen e së martës në një shtëpi në një fshat të Lipjanit.

Burri dhe gruaja janë dërguar për trajtim mjekësor, në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar shefi i Mjekimit Intensiv Shaqir Uka.

Ai tha se gjendja e gruas është mjaft e rëndë.

“Një paciente (grua) është sjell dje pasdite për trajtim në Mjekimin Intensiv. Lidhur me gjendjen e saj, ajo është mjaft e rënduar si shkak i djegieve. Ka djegie të mëdha. Derisa burri do të sillet sot për trajtim në Intensive nga Qendra Emergjente. Lidhur me gjendjen e tij mund t’ju tregojë pasdite”, theksoi ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat