Shpërthimi në një shtëpi në Lipjan: Gruaja ka djegie në 85 për qind të trupit

Kosova

Shpërthimi në një shtëpi në Lipjan: Gruaja ka djegie në 85 për qind të trupit

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Rrjedhja në sistemin e ngrohjes brenda një shtëpie në një fshat të Lipjan, ka shkaktuar shpërthimin e kalldajës.

Si pasojë e kësaj, një çifti bashkëshortor (burri dhe gruaje) pësuan lëndime të rënda trupore.

Gruaja ka lëndime shumë të mëdha dhe gjendja e saj është goxha e rënduar.

Ajo ka pësuar djegie në 85 për qind të sipërfaqës trupore.

Kështu deklaroi mjeku kujdestar nga Kirurgjia Plastike, Korab Berisha.

“Gruaja e ka gjendjen më të rëndë. Ka djegie 85 për qind të sipërfaqës trupore, ndërkaq burri konsiderohet se ka lëndime mesatarisht të rënda deri në 25 për qind”, tha Berisha.

“Burri ka enjtje të regjionin e kokës dhe qafës. Ai është në Intensivë për mjekim. I njëjti është intubuar për të mos u kompremetuar organet e frymëmarrjes”, tha ai.

“Djegiet në gjymtyrët e poshtme dhe të sipërme janë 25 për qind”, theksoi mjeku kujdestar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat