Çka do të ndodhë sot në Kosovë, këto janë ngjarjet e paralajmëruara

Kosova

Çka do të ndodhë sot në Kosovë, këto janë ngjarjet e paralajmëruara

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 08:25
Kosova

Ngjarjet e ditës 8 shtator 2023.

10:00: Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) hap ekspozitën “Dhuna nuk fshehet mrena mureve”, që synon të ngrisë vetëdijen kundër dhunës në familje. (Sheshi “Adem Jashari”, Skënderaj)

11:00: Grupi Parlamentar i AAK-së, në kuadër të ciklit të diskutimeve lidhur me ‘gjendjen e rëndë në vend’, organizon tryezë diskutimi që për temë ka situatën në arsim pas vendimit të fundit në lidhje me sigurimin e teksteve shkollore. (Kuvendi i Kosovës, salla 506) 

11:00: Dita e dytë e Festivalit Multikulturor, të organizuar nga VORAE. Merr pjesë dhe Vlora Nushi, shefe e Zyrës së UN Women Kosova. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) 

11:00: Mbahet Panairi me vepra artizanale, në kuadër të Festivalit Multikulturor. (Sheshi i Qytetit, Kamenicë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat