Mot kryesisht me diell gjatë vikendit

Kosova

Mot kryesisht me diell gjatë vikendit

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 21:32
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit do të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas IHK-së, të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

“Të dielën do të mbajë mot me diell. Vranësira të pakta mund të shfaqen rreth relievit malor. Temperaturat  minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29-gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në parashikimin e IHK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat