Në Prishtinë përkujtohen viktimat e vetëvrasjes

Kosova

Në Prishtinë përkujtohen viktimat e vetëvrasjes

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 21:26
Foto ilustrim

Në kujtim të viktimave të vetëvrasjes u mblodhën qytetarë e të rinj aktivistë për të ndezur qirinj në sheshin e Prishtinës.

Pikërisht më 10 shtator, në ditën botërore të parandalimit të vetëvrasjes, u organizua ky event solidarizues për të dashurit e atyre që humbën të afërmit nga vetëvrasja.

Në shkallët e Teatrit Kombëtar, mu në vendin ku u ndezën qirinjtë, aktivistët e organizatës “Linja e Jetës” shpërndanë mesazhin zëshëm për trajtimin e parandalimin e vetëvrasjes.

“Sidoqoftë, sot jemi këtu që të rikujtojmë një fakt të pamohueshem: vetëvrasja është e parandalueshme. Ajo parandalohet me politika të mirëfillta sociale. Parandalohet me diskutime të sinqerta dhe destigmatizuese. Parandalohet me shërbime komunitare. Mbi të gjitha, parandalohet me dashni dhe solidaritet mes nesh” thuhej në fjalimin e pjesëtarëve të “Linjës së Jetës”.

Eventi i organizuar mbaroin me shpresën e një Kosove si shtet pa vetëvrasje.

Ndërkohë, në Kosovë ende nuk ka strategji kombëtare për parandalimin e vetëvrasjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat