Këto ngjarje ndodhin të hënën në Kosovë

Kosova

Këto ngjarje ndodhin të hënën në Kosovë

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 22:44
Foto ilustrim

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin kundër Thaçit dhe të tjerëve (Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, 09:00)

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama mban konferencë për media, pasi Kosova u shpall organizatore e lojërave mesdhetare “Prishtina2030” (Aeroporti “Adem Jashari”-ndërtesa VIP, 09:00)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bën homazhe tek pllaka përkujtimore “Kosova kujton”, në 22-vjetorin e sulmeve terroriste në ShBA (hyrja e Kuvendit të Kosovës, 10:00)

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, mban konferencë për media ku do të shpalosen rezultatet e Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2022 (Zyra Kombëtare e Auditimit, Arbëri, 14:00)

Mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës (Kuvendi i Kosovës, C301, 11:00)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë zhvillon takim me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth. Mediat mund të marrin vetëm pamje në fillim të takimit. (Kuvendi i Kosovës, N204, 12:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat