Përplasjet qeveri – komunë për çmimin 350 milionësh të unazës, Zogaj: Është autostradë që e rrethon Prishtinën

Kosova

Përplasjet qeveri – komunë për çmimin 350 milionësh të unazës, Zogaj: Është autostradë që e rrethon Prishtinën

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Një ditë pasi Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tha se Ministri i Financave, Hekuran Murati, s’po e jep nënshkrimin për Unazën e Jashtme të Prishtinës, nënkryetari i kësaj komune, Alban Zogaj ka thënë se do të insistojnë që ta ndërtojnë këtë projekt.

Ai ka bërë me dije se ky projekt është futur si prioritet edhe në programin politik të LDK’së “Rruga e Re”.

Zogaj ka thënë se ky projekt do të jetë autostradë që e rrethon Prishtinën, dhe lidhet me hyrjet kryesore në kryeqytet dhe se e shkarkon kryeqytetin nga komunikacioni.

“Unaza e Jashtme e Prishtinës është projekt strategjik! Është autostradë që e rrethon Prishtinën, dhe lidhet me hyrjet kryesore në Kryeqytet. Pra, lidhet me hyrjen nga Gjilani, me hyrjen nga Fushe Kosova, me hyrjen nga Mitrovica dhe me hyrjen nga Podujeva! E shkarkon Kryeqytetin nga komunikacioni i panevojshem dhe krijon lidhje te reja me zonat industriale!  Unaza e Jashtme e Prishtinës është projekt Nacional.

Ne do të insistojmë ta ndërtojmë këtë projekt, sepse fiton Prishtina, sepse fiton Kosova! Dhe, është futur si prioritet në Programin Politik të LDKsë ‘Rruga e Re’.”, ka shkruar Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat