Rregullimi i rrugës “Lumni Surdulli” në Vushtrri, Kryetari Idrizi: Do të bëhet sipas standardeve më të larta

Kosova

Rregullimi i rrugës “Lumni Surdulli” në Vushtrri, Kryetari Idrizi: Do të bëhet sipas standardeve më të larta

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 14:52
Ferit Idrizi

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi përmes një video të publikuar ka folur për rregullimin e rrugës “Lumni Surdulli” të kësaj komune.

Në postimin e tij në Facebook ai ka thënë se asfaltimi do të ket 6 metra gjerësi, poashtu do të ketë trotuar dhe shteg për biçikleta.

Kryetari Idrizi gjithashtu ka bërë të ditur se patjetër se do të ketë përreth edhe hapësirë gjelbëruese dhe ndriçim statik.

Postimi i plotë:

Rregullimi i Rrugës “Lumni Surdulli” do të bëhet sipas standardeve më të larta, ku kjo rrugë arterie e qytetit do të ketë:

🔹asfaltim 6m gjerësi🚗

🔹trotuar 1.20m🚶

🔹shteg për biçikleta 1.20m🚴‍♀️

🔹hapësirë të gjelbër🌲

🔹ndriçim statik💡

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat