Peci viziton fermerin nga Lipjani që fitoi grant mbi 96 mijë euro

Kosova

Peci viziton fermerin nga Lipjani që fitoi grant mbi 96 mijë euro

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 10:06
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar fermerin Shkrui Konxheli

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar fermerin Shkrui Konxheli nga Teqeja e Lipjanit, i cili është përfitues i mbështetjes financiare me mbi 96 mijë euro.

Peci tha se Konxheli tashmë është përfitues i kësaj vlere pas aplikimeve të pasuksesshme për mbi një dekadë, ndërsa mjetet, sipas tij, do të përdoren për investime në ndërtimin e stallës për lopë qumështore në kuadër të Programit për Zhvillim Rural/Grante 2022.

“I ati i Shukriut, Hyseni, sot mbush 83 vjeç dhe kërkesë e tij për ditëlindje ishte që ta vizitoja fermën e djalit të tij. I gëzuar, se përveç mundit të tij që ia la trashëgim, shteti po ia din vlerën djersës së ballit të djalit të tij”.

“Rreth 40 hektar tokë të mbjella me drithëra e mbi 65 krerë lopë e viça, Shukriu dëshmon se fermerit punëtor i flet rezultati i punës”, shkroi Peci.

Më tej, i pari i Bujqësisë tha se investimet e tilla që shkojnë në vendin e duhur mundësojnë zhvillimin e sektorit të bujqësisë e ngritjen e kapaciteteve prodhuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat