Aliu publikon pamje nga ndërtimi i rrugës Prishtinë – Podujevë: Punimet janë intensifikuar në të gjitha llotet

Kosova

Aliu publikon pamje nga ndërtimi i rrugës Prishtinë – Podujevë: Punimet janë intensifikuar në të gjitha llotet

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 17:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka publikuar të shtunën në Facebook pamje nga punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë.

Ai ka thënë se ky aks rrugor është vënë në rrugën e duhur me intensifikimin e punimeve në të gjitha llotet.

Po bëjmë çmos që këtë rrugë ta përfundojmë sa më parë, rrugë kjo e rëndësishme jo vetëm për shpejtësinë e lidhjes me kryeqytetin, por edhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Aliu.

Ndryshe, punimet për zgjerimin e magjistrales Podujevë – Prishtinë, të cilat kanë nisur para se më shumë se shtatë vjetëve, nuk kanë përfunduar ende dhe sipas banorëve kjo zvarritje po iu shkakton vështirësi të mëdha.

Magjistralja Prishtinë – Podujevë ka filluar punimet në vitin 2016, ndërsa pretendimet ishin që kjo rrugë të kryhet brenda tri vjetëve.

Këto punime kanë rinisur tre muaj më parë, ndërsa vlera e projektit është 38 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat