Ngjarjet e datës 24 shtator

Kosova

Ngjarjet e datës 24 shtator

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 22:36
Prishtina

Mbahet maratona “Prishtina 2023”. (Teatri Kombëtar, sheshi "Skënderbeu", Prishtinë, ora 9:00).

Zëvendëskryeministrja e Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, merr pjesë në takimet tradicionale kushtuar promovimit të aktiviteteve kulturore dhe sportive të komunitetit boshnjak të rajonit të Prizrenit. (Prizren-Manastiricë-Leskoaren, ora 10:00).

Partia e Drejtësisë shënon 24-vjetoritn e themelimit të partisë si dhe mbajtjen e Kuvendit të Punës. (Hotel “Sheraton”, Marigona Rezidence, Prishtinë, ora 11:00).

Komuna e Obiliqit shënon Javen Rinore me rekreacion në kalërim dhe hiking. (Rugovë, Pejë, ora 12:00).

Mbahet koncerti “Sanremo Giovani World Tour”, organizuar nga Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Ambasadën Italiane, ku do të marrin pjesë Martina Betramini, Will FIAT131 dhe Noor. (Sheshi “Xhorxh W. Bush”, Prishtinë, ora 20:00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat